Në vendin tek “ Epopeja e UÇK” në Rahovec, filluan konsultimet dhe përgatitjet e para për ndërtimin e kompleksit sportivë në një sipërfaqe prej 7 hektarësh, i cili kompleks do të përmahet prej stadiumit të futbollit të kategorisë të dytë, dy terrene ndihmëse të futbollit dhe ato të basketbollit e hendbollit.
Në takim ishin kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, drejtoresha e Drejtorisë për KRS, Bjondina Kleçka dhe punëkryesi NNP” Euroing” të pronarit me renome dhe cilësi të lart, Kujtim Gashi, si dhe një numër i konsiderueshëm i sportdashësve.
Kryetari Latifi, duke theksuar se ky është projekt i Ministrisë për Kulturë, Sport dhe Kulturë, u interesua për dinamikën e punimeve, për çka përgjigjen e dha Kujtim Gashi, i cili thotë se vitin e ardhshëm stadiumi do të jetë i përfunduar.
Gashi thotë, se në fillim të javës së ardhshme zyrtarisht do të vëhet gurthemeli i kompleksit sportiv.