Sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.
Përmes këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës mbështet financiarisht 100 mijë Euro Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.
Qëllimi është promovimi i sportit tek nxënësit përmes mbështetjes së organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla. Gjithashtu avancimi, zhvillimi dhe masovizimi i sportit si fushë e interesit të veçantë publik e rregulluar me ligj.
Shuma që është ndarë do të jetë në funksion të realizimit të planeve dhe aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor, konkretisht për organizmin e garave shkollore në Shkollat fillore të Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe deri në qershor 2022.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Kulturës z. Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit znj. Arbërie Nagavci dhe z. Ardian Telaku, Kryetar i Federatës së Sportit Shkollor e Kosovës, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja znj. Daulina Osmani.