Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë.
Ish lojtari i ekipit të futbollit amerikan, New York Jets u bë protagonist pasi dhunoi në mënyrë të turpshme ish të dashurën e tij.
Zac Stacy dhunoi rëndë ish të dashurën e tij Kristina Evans. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit, ku Zac kishte shkuar të vizitonte djalin e tij. Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme.
“Policët e Oklandit erdhën në shtëpinë time dhe nuk menduan që ishte një gjë serioze për ta arrestuar në atë moment. Telefonova për katër ditë autoritetet derisa të gjendej zgjidhja”, u shpreh Evans.
Ajo u shpreh gjithashtu zhgënjimin e saj për forcën policore, të cilët nuk e trajtuan si duhet këtë incident.
Sipas saj Zak e sulmoi për shkak xhelozie. Çifti janë ndarë që në muajin gusht. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit. Për momentin Kristina e ka paditur ish të dashurin, i cili është ende në arrati.
Home video captures former NFL running back Zac Stacy savagely beating the mother of his child & throwing her around like a rag doll in Florida. The child was just feet away. Zac Stacy played for St. Louis Rams & the Jets. pic.twitter.com/ikI38QqdAu
— Andy Ngô 🏳️🌈 (@MrAndyNgo) November 18, 2021