Denis Bllaca ka bërë paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian të Taekwondos për Junior, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Taekwondisti ynë shënoi dy fitore në kategorinë deri në 59 kilogramë.
Ai mundi Farid Aliyev të Azerbajxhanit dhe J.Roder të Gjermanisë, për të hyrë në çerekfinale, ku u ndalë nga M.Bandareviq i Bjellorusisë, i cili u bë nënkampion.
Paraqitje të mirë bëri edhe Sulejman Vizdiklar, i cili shënoi një fitore ndaj Nazar Shakis të Bjellorusisë, për t’u ndalur në raundin e dytë, ku ishte paraqitur i lënduar nga lufta e parë.
Garuesit tjerë u ndalën në raundin e parë.