Gjimnastja amerikane Sinisa Lee, kampionia olimpike në garëm ekipore “Tokio 2020”, ka qenë viktimë e një sulmi racist në Los Anxhelos, ku ndodhet për të marrë pjesë në emisionin televiziv “Vallëzim me yjet”.
Ka qenë vetë kampionia olimpike që ka denoncuar ngjarjen, kur është sulmuar nga një makinë teksa ishte në rrugë.
“Isha me mikeshat e mia në rrugë dhe po prisnim makinën, kur nga një makinë tjetër më sulmuan me spray djegës në fytyrë.
“Kthehuni nga keni ardhur” na thanë. Isha e inatosur, por s’mund të bëja asgjë, pasi ata u larguan menjëherë”, tha Sunisa Lee, prindërit e së cilës emigruan në Amerikë nga Laos ku dhe është rritur.