Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për sportistët 

Sporti

Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për sportistët 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës ndan bursat për sportistët 

Një lajm i mirë për sportistët e rinj të Komunës së Prishtinës.

Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës, me drejtorin Fitim Rexha, ndan bursat për sportistët me vlerë 1.000 euro.

“Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës për herë të parë ka bërë ndarjen e 20 bursave për sportistët e rinj të moshës 15-21 vjeç me qëllim të motivimit, ndihmesës, rritjes së vullnetit dhe përkushtimit të të rinjëve me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira.

Image

Lista

Vlera e bursës që do iu ndahet këtyre të rinjve është 1000 euro.

Image

Ju urojm suksese te mëtutjeshme sportistëve tanë”, thuhet në njoftimin Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat