Qëllimi i takimit të përbashkët - thellimi i bashkëpunimit!
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim drejtuesit e Komitetit Paralimpik të Kosovës, në krye me presidenten, Njomza Emini, kryetarin e Federatës së Sporteve për të Verbër, Rinor Ymeri dhe kryetarin e Forumit të Personave me Aftësi të Kufizuar, Bujar Kadriu.
Qëllimi i takimit të përbashkët ishte thellimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimi i aktiviteteve, për çka u propozua një komision, i cili do të hartojë kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta gjatë 2022-tës, vit ky që parashihet të shpallet edhe si vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Takimi i radhës do të mbahet më 3 dhjetor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.