Lajm i hidhur për botën e sportit. 19-vjeçari austriak, Rene Hofer vdiq të shtunën në një aksident.
Ai është në një turne të skive me miqtë e tij, kur sportisti goditet nga një ortekë.
Përveç Hoferit, humbën jetën edhe dy të tjerë sipas mediave të huaja.
Sipas mediave austriake, jetën e kanë humbur edhe Michael Weissmann (19-vjeçar) dhe Bastian Wolf (24-vjeçar), shkruan media zvicerane “Blick”
Hofer u konsiderua si shpresa më e madhe e Austrisë në Motocross.
Në vitin 2016, ai ishte kampion bote dhe europiane për juniorë dhe triumfoi në ADAC Junior Cup (klasa 85cm).