Kryetari Hamza ka pritur në takim boksierët dhe karateistët mitrovicas.
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim klubin e boksit “Trepça” dhe klubin e karatesë “Mitrovica”.
Gjatë këtij takim kryetari Hamza boksierët dhe karateistët i uroi për sukseset e arritura, inkurajoi ata të vazhdojnë dhe beson në sukseset e reja të dy klubeve.
Gjithashtu kryetari Bedri Hamza u ka thënë atyre se brenda mundësive reale komuna do t’i mbështesë edhe përmes përkrahjes financiare që të korrin suksese në të ardhmen.