Me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), KOK organizoi ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokio 2020 dhe ndarjen e pinëve të dërguar nga IOC, si dhe nënshkrimin e Bursave Olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.
KOK shpërbleu me nga 10 mijë euro kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, me 5 mijë euro trajnerin Driton Kuka dhe me nga 500 euro të gjithë sportistët pjesëmarrës.
Të pranishëm në ceremoninë e organizuar në hotelin Swiss Diamond, krahas drejtuesve të KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm Besim Aliti dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, u.d. i drejtorit në Departamentin e Sportit në MKRS, Fikret Shatri, trajneri tri herë kampion olimpikë, Driton Kuka, kampionia olimpike, Nora Gjakova, sponsorë të KOK-ut, etj.
7500 dollarë në muaj është shuma që ndanë Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për bursistët, ndërsa me vendim të Bordit Ekzekutiv, KOK-u ka shtuar edhe 1550 euro në muaj, që në total për 2 vjet e gjysmë, do të ndahen 46 500 euro, pa i llogaritur këtu përfitimet tjera që do të kenë sportistët, me dërgimin në kampe jashtë vendit, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për Lojërat e ardhshme Olimpike. 22 sportistët do të mbështeten me shuma prej 250 dollarë deri në 1 mijë dollarë. Nga 1 mijë dollarë u takojnë kampioneve olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova.
Lista sipas ndarjes në grupe dhe alfabetit
1000 dollarë në muaj
Distria Krasniqi (xhudo)
Nora Gjakova (xhudo)
600 dollarë në muaj
Akil Gjakova (xhudo)
Egzon Shala (mundje)
Loriana Kuka (xhudo)
450 dollarë
Erza Muminoviq (xhudo)
Laura Fazliu (xhudo)
Muhamet Ramadani (atletikë)
300 dollarë
Arti Krasniqi (not)
Arnis Agushi (taekëondo)
Donjeta Sadiku (boks)
Eda Zeqiri (not)
Edi Dvorani (shigjetari)
Flaka Loxha (xhudo)
Nexhat Sahiti (shenjëtari)
Shpati Zekaj (xhudo)
Shpejtim Bajoku (boks)
250 dollarë
Alaudin Suma (atletikë)
Albion Ymeri (triatlon)
Arbër Azemi (taekwondo)
Gresa Bakraçi (atletikë)
Patriot Behrami (boks)