Kina ka paralajmëruar se të gjtiha shtetet që do të bojkotojnë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, do të paguajnë gjobë.
Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja janë ndër shtetet që kanë bojkotuar Lojërat Olimpike Dimërore, duke mos dërguar përfaqësuesit e tyre në Kinë.
Sipas BBC, ky bojkot ka ardhur rrjedhimisht si pasojë e shqetësimeve në lidhje me të drejtat e njeriut në Kinë, me theks të veçantë, mbi akuzat për keqtrajtim dhe abuzim ndaj grupeve pakicë ujgure.
Megjithatë, bashkë me këto shtete të mëdha, nuk është rënditur Franca, e cila do të jetë nikoqire e Lojërave Olimpike Verore të Ardhshme.
“Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë përdorur platformën e Lojërave Olimpike për manipulime politike,” tha Wang Wenbin, zëdhënës në ministrinë e jashtme kineze.
Që nga lajmërimi për bojkot, mediat kineze kanë raportuar se Pekini nuk ka planifikuar të ftojë politikanë amerikanë, të cilët reklamojnë idenë e bojkotit.
Sipas Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, çështjet politike nuk duhen përzier me ato sportive, kështu që pjesëmarrja e parakaluesve të shteteve bojkotuese patjetër që nuk duhet ndikuar nga vendimet politike dhe duhen përmbajtur neutralitetit, transmeton IO.
Lojërat Olimpike Dimërore nuk do të presin edhe Zelandën e Re. Kjo e fundit ka deklaruar se mospjesëmarrja e saj nuk ka të bëjë me bojkotin e as çështjet politike, por për shkak të pandemisë.