Qerimaj gati për Botërorin

Sporti

Qerimaj gati për Botërorin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Qerimaj gati për Botërorin

Dita e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po mbahet në Uzbekistan, pasi radhën për të garuar do ta kenë dy “big”-ët e Kombëtares, siç janë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, nga të cilët pritshmëritë janë shumë të larta. Qerimaj në këtë kampionat vjen me një risi të madhe, pasi do të konkurrojë në një peshë të re, në atë 73 kg.

Shtangisti shkodran që pas Olimpiadës së Tokios është stërvitur jashtëzakonisht fort, ndërsa ka humbur shumë kile për të qenë pjesë në kategorinë e re. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Erkand Qerimaj flet në prag të garës së tij në Tashkent:

“Këtë herë vij me një ndryshim në peshë, pasi siç dihet do të garoj në kategorinë 73 kg. Një ndryshim që të them të drejtën është pak i vonuar për mua, pasi duhet ta kisha më parë. Vendosa që pas Olimpiadës së Tokios të heq gati 9 kg nga pesha ime trupore.

Normalisht që jam stërvitur fort dhe me rezultatet që kam regjistruar në stërvitje jam në një nivel shumë të lartë”, shprehet kampioni kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat