Lajmi i hidhur për sportin e Kosovës.
Ka vdekur shahisti Fide Mjeshtri Kasem Vebic.
Njoftimin e ka bërë Federata e Shahut e Kosovës.
"Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 63 vjeçare u nda nga ne shahisti ynë i mirënjohur Fide Mjeshtri Kasem Vebic. Zoti e mëshiroftë e familjes ia shtoftë durimin dhe të gjitha të mirat në jetë.
Varrimi i i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e qytetit të Prizrenit", është shkruar në njoftim.