Rejhan Halili përfaqëson KOK-un në Algjeri

Sporti

Rejhan Halili përfaqëson KOK-un në Algjeri

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:57
Rejhan Halili përfaqëson KOK-un në Algjeri

Për dy ditë radhazi në Oran të Algjerisë, është mbajtur seminari për shefat e misionit për Lojërat Mesdhetare, të cilat mbahen prej 25 qershor deri më 5 korrik 2022 në Oran të Algjerisë.

Komitetin Olimpik të Kosovës e ka përfaqësuar shefja e misionit, Rejhan Halili.

Në seminar u dhanë informatat për përgatitjet e bëra nga komisioni organizativ, komisioni teknik organizativ, si dhe përfaqësuesit e lartë të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), me ç'rast të pranishmëve iu drejtua nënpresidenti Bernard Amsalem dhe ministri për Sport dhe Rini i Algjerisë, Abderrezak Sebkak.

Organizatorët njoftuan shefat e misioneve me sportet pjesëmarrëse, infrastrukturën, garat, akomodimin, ceremonitë protokolare, masat anti-Covid, anti-dopingun, marketingun dhe median, transportin, vullnetarët etj.

Para seminarit, shefat e misionit patën mundësinë të vizitojnë vendet ku do të zhvillohet garat, si volejboll, kalërim, tenis, sallat sportive etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat