Vdes sportisti shqiptar, Ferid Berberi.
"Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Ferid Berberi, në moshën 75 vjecare nga një sëmundje.
Ferid Berberi ka thyer 37 rekorde Kombëtare të peshëngritjes si sportist dhe ishte kampion kombëtar për 7 vjet nga 1961-1973. Ai ishte i pari shqiptar që ngriti mbi 400 kg në tre stile. Si trajner, ai ka stërvitur kampionët si Pirro Dhima, Aleksander Kondo dhe Luan Shabani. Ai ishte trajner i Klubit të Peshëngritjes Dinamo.
Ferid Berberi mori pjesë në Lojërat Olimpike 1996 në Atlanta dhe Lojërat Olimpike 2000 në Sidnei.
Në vitin 2019 KOKSH e nderoi prof. Ferid Berberi me "Urdhër Olimpik".
KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit sportiv për humbjen e madhe.
Lamtumirë mjeshtër! Emri yt i mirë do të jetojë gjatë në historinë e sportit shqiptar", shkruan në faqen e Komitetit Olimpik Shqiptar.