Pas Amerikës edhe Britania e Madhe ka vendosur të bojkotojë diplomatikisht Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që do të zhvillohen në Kinë në datat 4-20 shkurt.
Kjo e çon në 5 numrin e shteteve që kanë mbështetur Amerikën për të mos dërguar një delegacion në nivel politik në Pekin gjatë Olimpiadës (Australia, Kanadaja e Zelanda e Re janë tri vendet e tjera).
“Do të ketë një bojkot politik nga ana jonë, por sportistët do të shkojnë në Kinë për Olimpiadën.
Bojkoti sportiv nuk është në planet e qeverisë britanike”, tha Boris Johnson, kryeministri britanik.
Edhe ai ka kritikuar Kinën në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të njeriut në këtë vend. “Këtë gjë ia kam komunikuar personalisht presidentit kinez”, u shpreh Borisn Johnson.