Krasniqi e Aliti u takuan me deputetin e Parlamentit Evropian

Sporti

Krasniqi e Aliti u takuan me deputetin e Parlamentit Evropian

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:02
Krasniqi e Aliti u takuan me deputetin e Parlamentit Evropian

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë takuar deputetin e Parlamentit Evropian, sllovenin, Milan Zver, që njëherit është edhe nënkryetar i Komisionit CULT (Komiteti për Kulturë dhe Edukim) dhe Folker Hellmund, drejtor i zyrës së Bashkimit Evropian në Komitetin Olimpik të Evropës, si dhe disa partnerë sllovenë nga fushat e sportit.

Gjatë takimit të mbajtur në Bruksel të Belgjikës, javën e kaluar, presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, prezantuan idenë e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve në fushën e sportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ideja bazohet në një takim të suksesshëm që u zhvillua javë më parë në Mal të Zi, ku morën pjesë udhëheqësit e gjashtë Komiteteve Olimpike të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Milan Zver shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur Komitetin Olimpik të Kosovës, që mori rolin udhëheqës në koordinimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë Komiteteve Olimpike.

Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, shpresojnë se nga viti i ardhshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mund të fuqizojnë bashkëpunimin në fushën e sportit dhe me partnerët e Bashkimit Evropian, bazuar në mundësitë e shumta që ofrojnë programet e ndryshme evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat