KPP ‘Hasan Prishtina’ - aset sportiv i komunës se Vushtrrisë.
Ishte viti i largët, viti 1955 kur u hodhën themelet e para te klubit vushtrrias, atëherë kur ne plot vende nuk u dëgjua për sportin me top “celuloidi” tashme Vushtrria posedonte tabelën e pingpongut dhe paralelisht themelohet edhe klubi, atëbotë ndoshta prej klubeve të pakta të pingpongut që dispononte Kosova.
Klubi i pingpongut ‘Hasan Prishtina”’ është anëtar i rregullt i FPPK-së që nga viti 1957, e nga pas lufta ka marrë pjesë në garat e Superligës, ligës së parë dhe ligës së juniorëve në pingpong.
Aset i madh i klubit është shkolla e pingpongut me punën e palodhshme të trajnerëve të saj, të cilët për vite me radhë i dhanë reprezentues të rinj Kosovës nëpër grup mosha të ndryshme.
Kjo tradite e mirë fatmirësisht po vazhdon ende, sot klubi udhëhiqet nga një garniturë krejtësisht e re por mjaft produktive e me entuziazëm të lartë.
Sot menaxhmenti i klubit udhëhiqet me plot suksese nga kryetari i saj Argjend Ferati, ndërsa timonier i shkollës së pingpongut është Jusuf Dobra.