Është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare një nga lojtarët më të mirë të ragbit, Taniela Moa.
Moa ka luajtur 20 ndeshje për kombëtaren e Tongas që nga viti 2011-2015. Ai luajti edhe në Zelandën e Re për Auckland pastaj për Blues dhe Chiefs.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Moa thuhet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në prani të familjes.
Të gjitha ish-klubet e tija dhe i gjithë komuniteti i ragbit, janë të tronditur me këtë lajm të ikjes në amshim të lojtarit, siç thonë ata, “legjendarit”.