Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) po mban edicionin e pestë të konferencës ndërkombëtare “Sporti dhe Media”, në kuadër të së cilës po diskutohet për rëndësinë mediave në promovimin e sportit..
Krasniqi: Kemi bashkëpunim shumë të mirë me mediat në vend,
“Komiteti Olimpik i Kosovës ka një bashkëpunim të frytshëm me të gjutha mediat e Kosovës, të cila ne i konsiderojmë si krahu i djathtë i aktiviteteve tona dhe promovimit të sportistëve tanë.
Ky bashkëpunim i mirë kulmoi gjatë këtij viti edhe me dërgimin e gjashtë gazetarëve në Lojërat Olimpike Tokio 2020 të cilët patën mundësinë që të ndjekin nga afër të ndjekin suksesin historik te ekipit tonë olimpik i cili në Kosovë u kthye me dy medalje të arta.
Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në Lojërat Olimpike dimërore ‘Pekin 2020’ ku do të kemi gazetarë por që marrëdhëniet e mira do t'i vazhdojmë edhe në proceset tjera të përbashkëta që na presin përpara”, tha Krasniqi.