Xhudoja në krye me trajnerin më të mirë në botë, Driton Kuka, arritën kulmin e sukseseve, due i bërë krenarë kudo që janë shqiptarët.
Xhudo: Dy medalje të arta olimpike: Distria Krasniqi (-48 kg) e Nora Gjakova (-57 kg).
Kampione të Evropës: Distria Krasniqi e Akil Gjakova (-57 kg).
Driton Kuka – trajneri më i mirë i vitit në botë, u shpall nga Federata Botërore e Xhudos.
Distria Krasniqi – xhudistja më e mirë e vitit në botë, u shpall nga Federata Botërore e Xhudos.
Xhudo ka edhe shumë e shumë medalje në vitin 2021 nga garat e ndryshme të mëdha.
Karateja: Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian.
Atletika: Muhamet Ramadani, kampion i Evropës U-20 në hedhje të gjyles.
Mundja: Egzon Shala, i shtati në lojërat olimpike në kategorinë deri 125 kilogramë.
SPORTET KOLEKTIVE që i dhanë imazh të mirë sportit të Kosovës në Evropë gjatë vitit 2021
FUTBOLLI: Prishtina u kualifikua në rrethin e tretë të Conference League, por fati sportiv ia ktheu shpinën e u eliminua nga Bodo /Glim e Norvegjisë.
FC Drita u kualifikua në rrethin e dytë të Conference League por fati sportiv ia ktheu shpinën e u eliminua nga gjiganti evropian Feyenordi i Holandës.
HENDBOLLI: Besa Famgas nga Peja u kualifikua në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, por fati sportiv ia ktheu shpinën e u eliminua nga ekipi rumun Potaissa Turda.