Nderim Saraçi është gati për Kampionatin Botëror: Synoj paraqitje sa më të dinjitetshme 

Sporti

Nderim Saraçi është gati për Kampionatin Botëror: Synoj paraqitje sa më të dinjitetshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:43
Nderim Saraçi është gati për Kampionatin Botëror: Synoj paraqitje sa më të dinjitetshme 

Shahisti i shquar i Kosovës, Nderim Saraçi, po përgatitet për të shënuar rezultate sa më të mira në Kampionatin Botëror të shahut blic dhe rapid. Kampionati do të zhvillohet prej 26 dhjetor deri më 30 dhjetor, në kryeqytetin polak, Varshava. 

Saraçi, mjeshtrit ndërkombëtar, tha se konkurrenca është e madhe në garën më të fortë në botë 

Cilat janë synimet e Saraçit?

“Konkurrenca është mjaft e madhe sepse luajnë më të mirët e botës në shah, një nga ta edhe kampioni aktual i botës Magnus Carlsen.

Synimet? Të kem paraqitje sa më të dinjitetshme për veten dhe për shtetin tim. Po ashtu edhe të rangohem sa më lart në tabelë”, thotë Saraçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat