Pak para fundit të vitit, të dy yjet e sportit Lara Gut Behrami e Yann Sommer, do të marrin një tjetër nderim: Në renditjen e “Glückspost” do të shpallen personazhet më të bukura në Zvicër.
Si çdo vit, "Glückspost" shpërblen gratë dhe meshkujt, ëndërr e gjithsecilit.
Lara Gut-Behrami është cilësuar si gruaja e ëndrrave të këtij viti nga “Glückspost”.
Gut - Behrami është gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami.
“Shpirti i saj luftarak do të kishte merituar një medalje të artë për momentin: Dhimbje? Ftohtë? Ajo thjesht e largon atë dhe sigurisht edhe sëmundjen e saj aktuale - virusin korona”, - shkruan mes të tjera revista “Glückspost”.
Specialisti i lëshimit, skiatori Beat Feuz (8) është gjithashtu në mesin e dhjetë më të mirëve.
Lara Gut-Behrami (30) dhe Yann Sommer (33 vjeç) kanë pasur një vit të suksesshëm në aspektin sportiv. Ndërkohë që portieri i kombëtares zvicerane e kaloi në mënyrë sensacionale Zvicrën në çerekfinalen e Kampionatit Botëror. Gut – Behrami tregoi të gjitha aftësitë e saja në Kampionatin Botëror, duke fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë, po ashtu fitoi edhe “Globin e vogël të Kristaltë” në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh.
Si çdo vit, revista zgjedh 50 femra dhe 50 meshkuj të cilët janë bindës për nga personaliteti, aftësia, sharmi dhe pamja e jashtme.