Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, sot e ka vizituar klubin më të suksesshëm të kësaj ane, KK Rinia nga fshati Mateç, ku është pritur nga trajneri Seful Osmani dhe karatiestët, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Me këtë rast, trajneri Osmani e ka falënderuar për vizitë kreun e komunës së Likovës, Arifin dhe e njoftoi me të arriturat në karate, ku viteve të fundit janë arritur rezultate shumë të mira, përkundër pandemisë me Covid-19.
Ndërsa kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka ndarë mirënjohje për karateistët dhe trajnerin për sukseset e arritura gjatë vitit 2021.
Kryetari Arifi shpërbleu me mjete financiare garuesit për rezultatet.
Në anën tjetër edhe trajneri Seful Osmani i ndau mirënjohje kryetarit Arifi, duke e falënderuar për përkrahjen.
Ja postimi i plotë i KK Rinia në faqen e tyre në facebook.
Sot në sallën e klubit patëm vizit kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi, ku ndajti mirënjohje për garuesit dhe trajnerin për sukseset e arritura në 2021 me gjitha grupmoshat.
Kryetari Arifi shpërbleu me mjete financiare garuesit tanë për sukseset.
Trajneri Seful Osmani i ndajti mirënjohje kryetarit duke e faleminderuar per vlerësimin dhe mbështetjen.
Trajneri, garuesit dhe stafi i KK Rinia i dëshiron shëndet dhe punë të mbarë kryetarit Arifi.
Ky vlerësim nga i pari i komunës neve na jep motiv edhe më shumë duke shpresuar qe vitin 2022 te arrijme suksese edhe me shume.