Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, sot ka ditë të veçantë!
Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, sot feston 57 vjetorin e lindjes.
“Me 01.01.2022 para 57 vitesh, nëna ime më lindi në këtë botë.
15 vitet e rinisë kaluan shpejt, pastaj të 20-at, edhe të 30-at, dhe më shpejt erdhën të 40-tat, që të 50-at еrdhën shpejt si uji.
Dhe kështu sot 57 vjeç, thashë me vete, jeta vazhdon Shaban...”, ka shkruar legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena.