Sporti i Kosovës ka pasur një vit të shkëlqyer në vitin 2021 duke iu falënderuar xhudos, e cila solli dy medalje të arta olimpike dhe dy tituj të kampionit të Evropës.
Edhe aeronautika ka shënuar rezultate të mira, fakti më i mirë është renditja në ranglistën botërore.
“Viti i Ri sjell lajmin e mirë për Federatën Aeronautike të Kosovës.
Kombëtarja jonë ndodhet në vendin e nëntë në botë, më së larti ndonjëherë”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.