Ka filluar të hënën punën komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, të cilët po e bëjnë kategorizimin e federatave, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022.
Komisioni që përbëhet nga Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nënpresidenti Gazmend Maxhuni dhe anëtarët Shqipe Bajçinca-Brestovci, Agron Mala, Bujar Turjaka e Jeton Beqiri, po monitorohet nga sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, ndërsa po ndihmohet edhe nga stafi i KOK-ut.
Komisioni po i shqyrton aplikimet e sjella nga federatat sportive.
Është ky viti i pestë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, derisa në bazë të pikëve të vlerësuara nga komisioni, Ministria për Kulturë, Rini e Sport i mbështet financiarisht gjatë vitit 2022.