Karateisti Driton Halimi, kampion i Maqedonisë së Veriut, sot është pritur në zyrën e zv. drejtorit të Agjencionit për Rini dhe Sport në Shkup, Amir Bilalli.
Halimi, kampion në kategorinë - 60 kg, gjatë këtij takimit ka folur për shumëçka në interes të karatesë, me theks të veçantë për zhvillimin e sportit.
“Besoj në faktin se sportistët tani më kanë njeriun e duhur në përkrahje.
Isha i ftuar si sportist i suksesshëm i Maqedonisë njëherit edhe kampion.
Me drejtorin e ri biseduam gjerësisht për sportin dhe për përkrahjen që agjencioni na jep sportisteve të Maqedonisë.
Drejtori me uroj shume suksese dhe tha se përkrahjen e tij do të kemi gjithmonë”, tha Halimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.