Heshtja e Herolind Nishevcit! Heshtja e tij lë shumëçka për të kuptuar! Ai e ka zemrën e thyer nga ata që e dëmtuan rëndë, por zemra i qan për shtetin e Kosovës.
Karateisti më i mirë në Kosovë, Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, nuk u zgjodh sportisti i vitit 2021! Në Evropë i treti, me kriteret e komisionit të famshëm të FKK-së, e meriton vendin e tretë si sportist në Kosovë!
Kriteret që po bëhen në Kosovë, nuk ta pyesin medaljen evropiane! Mund të jesh yll në Evropë e në botë, por këtu nuk të pyesin për vlera, por i bëjnë kriteret ashtu si i bëjnë dhe të përplasin diku më poshtë!
Kosova qan për të pasur sa më shumë kampionë e fitues të medaljeve olimpike, botërore e evropiane, por disa individë ose nga mosdija ose nga inatet, të marrin në qafë me kritere!
Nishevci nuk u zgjodh më i miri, sipas kritereve të famshme të Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës, por medaljen e bronztë evropiane nuk mund t’ia mohoni as t’ia zhdukeni, ai e ka fituar në vitin 2021!
Nuk e ka fituar për vete por për Kosovë!
Le të thotë hapur Komisioni për zgjedhjen e më të mirit për vitin 2021, se cili garues përveç Nishevci që ka fituar medalje të bronztë evropiane!
Mos luani me sportist e sportiste, vlerësojeni mundin e djersën e tyre, mos i dëmtoni dhe nuk iu duhet në Komisione njerëz që nuk i njohin rregullat apo nuk e dijnë peshën e medaljes! Ata le të merren me një zanat tjetër!
E gjitha bota garon e lufton për të qenë të parët, këtu në Kosovë me kriteret e Bajram Begut mundohen të zhvlerësojnë meritën! Nishevci po hesht, është në heshtje të thellë, i dhemb zemra nga këto padrejtësi! Heshtje e thellë edhe në FKK; e dijnë gabimin e tyre!