Çudi apo jo! Sot dy zyrtarë të Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, për hir të korrektësisë, nuk do t’i publikojmë emrat e tyre, thanë se kjo rregullore për kategorizimin e sporteve është produkt i Besim Hasanit!
Sa e di opinioni, Besim Hasani me 25 mars të vitit 2021, i ka humbur zgjedhjet nga Ismet Krasniqi.
Besim Hasani qe 10 muaj nuk është president i KOK-ut dhe nëse për gabimet e tyre mundohen t’ia veshin fajin atij, ky është një paradoks i llojit të vet. Edhe pse zyrtarisht nuk e thonë, por e thonë privatisht!
Por Komisioni i Komitetit Olimpik të Kosovës, është mirë ta sqarojë në detaje përse Federata e Futbollit u rangua e 6-ta dhe basketbollit në të pestin, e atletika ka mbetur shumë poshtë në kategorinë B.
Është mirë komisioni që ta sqarojë profesionalisht deri në pikën e fundit e në imtësi këtë punë të paktën në faqen zyrtare të KOK-ut, pse këto federata mbeten poshtë. Po ashtu ta sqarojnë edhe çështjen e xhudos, pse iu hoqën edhe pak pikë, për shkak mos suksesit apo çfarë ngjau! A mos vallë se Besim Hasani ka faji edhe këtu. Kur reagon Driton Kuka është sinjali më i qartë!
Ata dy zyrtarë që thonë se ato rregullore janë bërë kohën e Besim Hasanit, kanë pas kohë gjatë gjithë verës e vjeshtës mi përmirësuar ato gjërat, por pse nuk e bën, e din vetë ata. Edhe një anëtar i Komisionit tha sot se nuk është në rregull me rregullore por duhet ndryshuar ajo. Që besa edhe skijimit është lënë shumë poshtë e ka normë olimpike dimërore.