Kina me akuza të çuditshme

Sporti

Kina me akuza të çuditshme

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:51
Kina me akuza të çuditshme

Mediat kineze, një javë para fillimit të Olimpiadës dimërore që zhvillohet në Pekin, kanë akuzuar Amerikën se po nxit sportistët e saj të krijojnë problem gjatë Lojërave Olimpike.

Gjithçka sipas qeverisë kineze bëhet për të politizuar këtë event.

Një muaj më parë Amerika deklaroi se do ta bojkotojë politikisht këtë event, vendim që u mbështet edhe nga disa shtete të tjera.

Sipas kinezëve, plani i Amerikës është aii nxitjes së sportistëve të saj dhe disa shteteve të tjera për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me vendin organizator. Akuza këto që vijnë nga qeveria kineze, por që s’kanë asnjë provë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat