Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, sqaron opinionin sa i përket kategorizimit të sportit, sidomos për karatenë.
Ai tha se ata që nuk e dijnë apo nuk kanë njohuri, karateja gjithmonë ka qenë në top 3-she në kategorizim.
“Kategorizimi i Sporteve që nga fillimi i kategorizimit në vitin 2018 ishte kështu për Federata e Karatesë e Kosovës:
Sqarim:

Viti 2018
Kategorizimi gjithmonë ndodh për një vit paraprak.
(2017) 2018 - 70.79 pikë e 3-ta
(2018) 2019 - 86 pikë e 2-ta
(2019) 2020- 78.46 e 3-ta

2019
(2020)2021 - 78.46 e 3-ta - përsëritje e 2020
(2021) 2022-78.51 e 3-ta.
Sqarim shtesë për ata që se dinë:

Viti 2020
Vitin që lamë pas karateja ishte në programin Olimpik ndërsa komisioni pikët prej 78.51 i kanë dhënë pa i shtuar edhe 10 pikët e sportit olimpik që i bien karatesë për këtë vit që duhet të kishte 87.51 pikë.
Karateja gjithmonë ka qenë në Top 3-she që kur ka filluar kategorizimi i Sporteve në Kosovë”, sqaron Gashi.