Edhe pse Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” do të nisin zyrtarisht të premten (4 shkurt), kur dhe zhvillohet ceremonia e hapjes, sot kanë nisur të zhvillohen garat e para.
Sportistët kanë nisur konkurrimet e tyre në disiplinën e hokejit në akull dhe curling, duke zhvilluar sfidat e para të këtij eventi. Po sot kanë nisur edhe provat zyrtare në ski alpine (zbritje e lirë).
Gjithçka deri më tani po shkon mirë, duke respektuar masat anti-Covid, ndërkohë që numri i spektatorëve është shumë i ulur. Organizatorët zhvillojnë çdo ditë teste anti-Covid.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha: “Do tj’u ofrojmë të gjithëve një Olimpiadë të mrekullueshme dhe të sigurt. Për këtë eventi kemi mobilizuar 300 milionë kinezë".