Si gjithmonë serbët përkujdesën për lloj - lloj turpi! Kësaj radhe dalin kundër trajnerit të tyre, duke e cilësuar si vëllezër i shqiptarëve dhe i kroatëve.
“Protestat e dhunshme të tifozëve të Zvezdës: E thonë se trajneri i tyre është kroat! Pankarta e turpshme në tribuna!
Tifozët e Cërvena Zvezdës kërkojnë që trajneri i vaterpolos, Mirko Viçeviq, të largohet menjëherë nga klubi!
Mbështetësit më të zjarrtë të Zvezdës protestuan ndaj trajnerit të ri të bardhekuqve, Mirko Viçeviq.
“Shiptar, kroat, Balija, ata nuk janë vëllezërit e mi”, shkruhej në një pankartë të turpshme që ishte shpalosur në tribunat e pishinës “Milan Gale Mushkatiroviq”, duke i kënduar Ratko Mlladiqit”, shkruan media serbe “Kurir”. “Mirko Viçeviq, mos u bë kurrë pjesë e jona”, proteston “Delija” famëkeqe.
Mirko Viçeviq është trajner malazez me origjinë kroate, aktualisht president i Shoqërisë Civile Kroate të Malit të Zi në Kotorr. Ai ishte anëtar i partisë Millo Gjukanoviq në Kotorr.