Sportistja australiane Tahli Gill ka hyrë padashje në kronikat e Lojërave Olimpike dimërore “Pekin 2022”.
Ajo nuk ka fituar ndonjë medalje, por ajo ka garuar në lojën dyshe mikse në disiplinën e curling edhe pse ka qenë e infektuar me Covid-19.
Pasi doli pozitive, ajo nuk ka luajtur në ndeshjet e para të këtij eventi, ndërkohë që gjatë ditëve që ishte e izoluar herë dilte negative e herë pozitive, por me vlera të ulta. Komiteti Olimpik Australian e kishte hequr nga garat e lojës dyshe, por ndodhi e papritura.
Sistemi shëndetësor i Olimpiadës e lejoi të garojë, pasi “vlerat e pozitivitetit të tamponit të Gill janë në një nivel të ulët, që e lejojnë të garojë në Olimpiadë”. Kështu, sportistja 22-vjeçare luajti abshkë me patriotin e saj Dean Hewitt dhe fitoi sot 9-6 ndaj dyshes zvicerane.