Kombëtarja e Kanada-s, në hokej, në konkurecën e femrave, shënoi një fitore të madhe ndaj Shtetet e Bashkuara me 4-2 (1-0, 3-2, 0-0) në ndeshjen e raundit të fundit të katërt të Grupit A në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Kanadezet kaluan në epërsi me një gol të Brian Xhener në të tretën e parë, më pas erdhi një përmbysje dhe epërsi e kampionëve aktualë olimpik (2-1), por në vazhdim Kanadaja shënoi tre gola radhazi dhe shënoi një fitore të rëndësishme.
Kanadaja me këtë triumf ka siguruar vendin e parë në Grupin A dhe kundërshtari i saj në çerekfinale do të jetë skuadra e tretë e grupit B. Amerikanet përfunduan në vendin e dytë dhe në çerekfinale për rival do të jetë një ekip i dytë i grupit B.
Të dy skuadrat nuk u takuan vetëm në finalen e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2006, ndërsa deri më tani Kanadaja ka fituar katër herë turneun olimpik të hokejit.