Skiatorja ruse Kamila Valieva rezultoi pozitive për një ilaç të paligjshëm të zemrës, trimetadizine, në një test para ardhjes së saj në Pekinit.
Lajmin e ka publikuar gazeta “RBC”. Ilaçi përdoret për anginë pectoris, dhimbje gjoksi të shkaktuar nga sëmundja e arterieve koronare.
E gjithë situata mund të heq medaljen e artë të arkëtuar nga skiatorja ruse, por ende nuk ka një vendim për renditjen përfundimtare të garimit ekipor në patinazhin artistic dhe heqjen e mundshme të medaljes për skuadrën ruse.
Nuk është e qartë nëse Komiteti Olimpik i Rusisë a ka paraqitur një ankesë, por Valiieva është ende duke u stërvitur në Fshatin Olimpik dhe Federata Ruse e patinazhit artistic vetëm se ka konfirmuar se ajo nuk është pezulluar.
Sipas Kodit Botëror Anti-Doping, Valiieva është një “person i mbrojtur” sepse nuk i ka mbushur ende gjashtëmbëdhjetë vjeç. Disa ekipe ligjore do të punojnë tani për rastin përpara se të jepet një vendim përfundimtar për atletetn ruse.