Holandezja vendos rekord bote në 1.000 metra!

Sporti

Holandezja vendos rekord bote në 1.000 metra!

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Holandezja vendos rekord bote në 1.000 metra!

Atletja holandeze Susan Shulting, arriti që të vendos rekord bote në patinazh me shpejtësi në çerekfinalen e garës në 1.000 metra.

Shulting regjistroi kohën prej 1 minutë, 26 sekonda e 514 të qindta, me të cilën kaloi në fazën tjetër dhe regjistroi kohën më të mirë në botë në këtë disiplinë.

Fituesja e medaljes së artë nga Pheniani doli jashtë nga kategoria e saj “e preferuar” dhe shënoi një shpejtësi që do të jetë e vështirë të arrihet.

Edhe pse vetëm 24 vjeç, Shulting është dy herë kampion bote, tre herë kampione e Evropës dhe poashtu fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2018.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat