Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka takuar sekretaren e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Islandës, Liney Rut Halldorsdottir.
Në takimin e zhvilluar në Pekin të Kinës, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, të dyja palët diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit, ndërsa u pajtuan që të bëhen edhe vizita mes dy Komiteteve.
Halldorsdottir është po ashtu kryetare e Komisionit të EOC-ut për EYOF-ët, anëtar i së cilës është edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, me ç’rast të dy patën mundësinë të diskutojnë për punën e komisionit, çështje të ndryshme operative dhe koordinim për takimet e ardhshme.
Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm nga të dy palët.