Simone Biles së shpejti do të shkojë në altar. Gjimnastja 24-vjeçare amerikane, ka njoftuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale se do të kurorëzojë me martesë lidhjen me të fejuarin e saj, lojtarin e Houston Texans në futbollin e amerikan, Jonathan Owens.
“Është “po”-ja më e lehtë. Mezi po pres ta kalojmë përgjithmonë kohën bashkë, je gjithçka kam ëndërruar dhe shumë më tepër. Ta le të martohemi, i fejuari im!”
Kujtojmë që Simon Biles, fituese e katër medaljeve të artë në Olimpiadë dhe e 19 të artave të tjera në Kampionatin Botëror, ka qenë viktimë e abuzimit seksual të ish-doktorit të të përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, Larry Nassar.
Gjatë Olimpiadës së Tokyos, Simone Biles u tërhoq nga garimi për shkak të problemeve psikologjike.