Shihen pamjet se si një notar sulmohet nga një peshkaqen i bardhë në "Little Bay" në Sydney, Australi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se burri fatkeq nuk arriti t'i shpëtonte dot peshkaqenit, ndërsa theksojnë se kjo është vdekja e parë në Sydney e regjistruar nga një sulm të tillë që nga viti 1963.
Ndër të tjera njoftohet se autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e dhjetëra plazheve, ndërsa afër vendit që notari humbi jetën janë gjetur “mbetje njerëzore”.
Një anëtar i ekipit të shpëtimit pohoi se në momentin që mbërriti ambulanca nuk ishte në gjendje të ndihmonte notarin pasi ai kishte pësuar lëndime katastrofike.
Britmat e të pafatit janë dëgjuar, mirëpo dëshmitarët okularë nuk mund të bënin asgjë për viktimën.