“Me një indeks infektimi prej 0.01%, Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” janë vendi më i sigurt në botë. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm”, u shpreh presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.
Ai tha se masat anti-Covid që janë marrë në Kinë para dhe përgjatë Olimpiadës dhanë efekt.
“Sportistët janë shumë të kënaqur me ambientet e Fshatit Olimpik, sallat ku janë zhvilluar garat, shërbimet e ofruara nga siguria etj. E përballuam me sukses betejën ndaj omicron”, tha Bach.
Gjatë Olimpiadës janë kryer rreth 70 mijë teste anti-Covid në ditë dhe nga 4 janari, kur nisën testet e para anti-Covid, janë regjistruar rreth 600 raste me koronavirus.