Suedia është fituese e medaljes së artë në kërling.
Skandinavët u shpallën fitues në garën dramatike, ku e mposhtën Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Pas rezultatit 4-4, suedezët e fituan pikën e madhe në vazhdime për të fituar 5-4.
Garuesi i Suedisë, Niklas Edin tashmë e kishte fituar medaljen e argjendtë dhe të bronztë olimpike, ndërsa më në fund ai u stolis edhe me të artën pas një pritjeje të gjatë.
Kanadaja përfundoi në vendin e tretë dhe e fitoi medaljen e bronztë pasi i mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës 8-5.