Besim Hasani gjithmonë njihet si njeriu i kravatës dhe i veshur pedantë! Kështu e njeh opinionin jo vetëm sportivë këtë burrë të respektuar kudo!
Një burrë që kurrë nuk iu nda sportit në shi e në borë dhe në vapë, sidomos në vitet e 90-ta ishte në vijë të parë të frontit sportivë kundër regjimit të Serbisë, duke u bërë edhe kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës në vitin 1996.
Këtë pozitë e mbajti përplot 25 vite, kur i humbi edhe zgjedhjet nga Ismet Krasniqi.

Nga e majta Besim Hasani, Fatmir Makolli, Nazmi Ibërdemaj dhe Nezir Rama
Hasani është njeriu më i merituar që KOK-u u pranua edhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Besim Hasani si gjithmonë i nderon sportistët, edhe këtë herë e nderoi një sport më popullorin në Kosovë, lojërat me kapuça.
Në fshatin Kaliçan u mbajt Kampionati i Kosovës për kapuça, ndërsa Besim Hasani e vë plisin në kokë.
Besim Hasani, po hije të paska plisi, kështu raportohet si i ka thënë një burrë brenda kësaj ode shumë të veçantë!
Pak kush do të kishte besuar se Besim Hasani do t’i shkonte aq bukur e për fytyre plisi, siç shihet edhe në foto.