Skandal në shtetin fqinj, prindërit futen në parket dhe rrihen mes vete

Sporti

Skandal në shtetin fqinj, prindërit futen në parket dhe rrihen mes vete

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 20:07
Skandal në shtetin fqinj, prindërit futen në parket dhe rrihen mes vete

Në ndeshjen e fundjavës të kategorive të reja U14 midis Rabotniçkit dhe MZT Skopjes në basketboll, ka ndodhur një skandal i madh.

Ndeshjet mes dy skuadrave më të trofeshme në vend çdoherë zgjojnë interesim të madh, ndërsa ashtu ishte edhe të dielën në ndeshjen e 14-vjeçarëve. Në këtë ndeshje nuk ishin prezent dy tifo grupet “City Park Boy” dhe “Family Aerdrom”, por ishin prindërit e basketbollistëve që po luanin në parket.

Si duket huliganizmi mbizotëron edhe tek këta prindër, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën sportive.

I pakënaqur nga me mënyrën e lojës, apo ndoshta të ndonjë starti të ndonjërit prej basketbollistëve të rinj të Rabotniçkit, njëri prej prindërve të basketbollistëve të MZT Skopje zbriti në parket për të sulmuar lojtarin e ekipit vendas.

Fatmirësisht ai u ndal lehtë, por u konfliktua me njërin prej personave nga stafi i Rabotniçkit, i cili me plotë të drejtë mbronte basketbollistin e tij të moshës së mitur. Mirëpo sikur kjo nuk mjaftoi, në parket zbritën edhe disa prindër të tjerë, me ç’rast i shkaktua nja kaos i vërtetë.

Ekipi vendas i Rabotniçkit ka reaguar dhe ka shpërndarë një video që ka të bëjë me rastin në fjalë, duke kërkuar dënime për autorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat