Trajneri i Villarreal, Unai Emery vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Juventusit. Emery, vlerësoi ‘pjekurinë’ e skuadrës së tij për kundërpërgjigjen pas golit të Juventusit në minutën e parë.
‘Biankoneri’ patën një fillim perfekt kur Dusan Vlahovic shënoi 32 sekonda në debutimin e tij në Champions League. Megjithatë, Dani Parejo barazoi ndeshjen në minutën e 66 të ndeshjes, pas hapësirës që lanë Adrien Rabiot dhe Matthijs de Ligt.
Kjo ishte hera e parë që Villarreal kalon në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve pas 13 vitesh, por nuk i mungon përvoja evropiane, pasi ata janë kampionët në fuqi të Europa League.