Vdesin dy ish reprezentues!

Sporti

Vdesin dy ish reprezentues!

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 14:56
Vdesin dy ish reprezentues!

Ish-anësori i Zelandës së Re, Joel Vidiri, i cili gjithashtu përfaqësonte Fixhin, ka vdekur në moshën 49-vjeçare, raportuan të premten nga klubi “All Blacks”.

Vidiri vdiq një ditë pasi bashkëlojtari i tij në ragbi nga Zelanda e Re, Vaaig Tuigamal, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.

“Ditë tepër e trishtuar”, shkruajnë në Twitter “All Blacks”.

“Një tjetër nga vëllezërit tanë ka ndërruar jetë.

Do të jetë e vështirë të takohesh me një djalë më të mirë se Joel Vidiri, pa përmendur aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë”, thuhet më tej.

Me ekipin kombëtar të Zelandës së Re, ai fitoi një medalje të artë në ragbi në Lojërat e Commonwealth të vitit 1998 në Kuala Lumpur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat