Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi

Sporti

Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:15
Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi

Janë të shumtë sportistët ukrainas që orët e fundit i janë bashkuar ushtrisë në mbrojtje të vendit nga sulmi i ushtrisë ruse.

Njëri prejt yre është notari ukrainas Mikhajlo Romanchuk, fitues i medaljes së argjendtë dhe të bronztë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ai ka komunikuar me kolegët e tij, duke thënë: “Nuk iki nga vendi im, dua të luftoj deri në fund”.

“Shpresojmë që ky makth të përfundojë sa më shpejt. Aktualisht lëvizim nga njëra anë e qytetit të Kiev në tjetrën, në varësi të shpërthimeve që dëgjojmë”, tha Romanchuk.

Një tjetër sportist është ish-tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky, 36 vjeç, ish-numri 33 në botë. Ai ka dy ditë që i është bashkuar rezervistëve. Në “Twitter” ai shkruan: “Ka nisur dita e dytë që jam në ushtri në Kiev.

Njerëzit përreth meje janë në humor të mirë dhe morali është i lartë”/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat