Klubi i Karatese “Fati” nga Tetova sot ka udhëtuar në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës ku do të mere pjesë në edicionin e 16-të me radhë kampionatin e hapur të karatesë për fëmijë, kadet, junior dhe senior “Ilixha Open 2022” .
Garat do të zhvillohen të dielën në palestrën sportive “Arena Hotel Hills” në Sarajevë ku priet të marrin pjesë 1100 garues-e të 87 klubeve nga 7 shtete të rajonit.
Nga klubi i karatesë “Fati” nga Tetova që drejtohet nga mjeshtri karatesë Arlind Huseini, në kë turne prestigjioz do të përfaqësohet me dy garues në kategorinë seniorëve Doan Osmani në -75 kg. dhe Driton Halimi në – 60 kg.
“Jemi të vetëdijshëm se pas dy viteve mungesë të turneve prestigjioze shkaku i pandemisë garuesit janë të etshëm për suksese dhe medalje.
Shpresoj se dy garuesit tanë do të tregojnë më të mirën e tyre”, - tha Arlind Huseini pas arritjes në Sarajevë.