Gazetari dhe redaktori i sportit i gazetës kombëtare “Bota sot”, Kemajl Goca sot është shpërblyer me çmimin “Ali Shala” për shkrimin më të mirë sportiv nga Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës.
Shkrimi i gazetarit dhe redaktorit Goca me titullin “Dy ish nënkryetarë alarmojnë për abuzime seksuale në sportin e Kosovës!”, është përzgjedhur si më i miri nga juria profesionale.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/17/auto_kem11647534692.jpg)
Ky shkrim trajton deklaratat e dy ish nënkryetarëve të Federatës së Volejbollit të Kosovës për abuzime seksuale në këtë federatë.
Gazetarit Goca, çmimi iu nda nga Lulzim Shala, biri i doajenit të gazetarisë, Ali Shala, veterani i gazetarisë, Gani Kosumi, si dhe kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaçi.
Në një fjalë rasti para të pranishmëve, Goca tha se ndihet i nderuar për vlerësimin e jurisë.
“Ky shkrim që e kam bërë nuk ka qenë i lehtë. Tash e asaj kohe marr edhe telefonata nga disa federata, të cilat më fajësojnë se po i bëj dëm sportit. Shumë shpejt do të publikojmë edhe emra të tjerë”, tha Goca.
Gjithashtu, janë ndarë shpërblimet në katër kategori të tjera si, Kronika më e mirë TV/Radio, Fotografia më e mirë dhe Çmimi “Reporteri i ri”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/17/auto_kem31647534696.jpg)
Çmimit “Best Young Reporter” iu nda gazetares së sportit, Elhona Pateriku. Ajo tha se është e nderuar që nderohet me këtë çmim. “Është viti i parë që punoj si gazetare. Vij nga Shkodra. Ky çmim është motivim për mua”, shtoi ajo.
Çmimi për fotografinë më të mirë të vitit e mori fotografi Shpend Ahmeti. Ai falënderoi shoqatën për vlerësimin.
Çmimin për Kronikën më të mirë radiotelevizive e mori Faton Polisi nga KTV-ja për storjen “Nga jetesa e vështirë tek ëndrra për t’u bërë yll”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/17/auto_kem41647534698.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/17/auto_botaa1647535164.jpg)